Lodhja e vazhdueshme te fëmijët shpesh lidhet me sëmundje të tilla si infeksionet virale, hepatiti, mononukleoza infektive, pneumonia. Gjithashtu, shkak i lodhjes së fëmijëve mund të jetë astma, anemia, gjendjet neurologjike, mungesa e vitaminave dhe mineraleve, si dhe çrregullime të caktuara hormonale. Në këto raste ju rekomandojmë të këshilloheni me mjekun tuaj.
Nëse fëmija është plotësisht i shëndetshëm, atëherë bëhet fjalë për mënyrën se si e kalon kohën, sa detyrime dhe aktivitete ka me përjashtim të detyrimeve dhe angazhimeve shkollore.
Ata nuk flenë mjaftueshëm
Nëse fëmija nuk fle sa duhet, padyshim që do të jetë i rraskapitur, pa disponim për të luajtur dhe pa energji. Për më tepër, fëmijët që nuk kanë gjumë të mjaftueshëm zakonisht kanë problem të përqëndrimit. Normalisht, fëmijët kanë nevojë për më shumë orë gjumë se të rriturit, më saktë 10-11 orë deri në moshën 12 vjeç dhe 9-10 orë pas moshës 12 vjeç. Do të ishte ideale nëse këto nevoja do të respektoheshin. Në realitet, fëmija zgjohet herët për të shkuar në shkollë, pas së cilës ai bën detyrat e shtëpisë, luan dhe kalon kohë me prindërit e tij. Fatkeqësisht, në fund të ditës, koha e cila është për gjumë fëmijët e kalojnë para kompjuterit ose telefonit.
Nëse është nën stres, fëmija nuk fle sa duhet, dhe të nesërmen i mungon energjia
Do të thoshit se të vegjlit nuk kanë shqetësime dhe probleme dhe se nuk mund të stresohen në moshë të re. Në fakt, fëmijët kanë vështirësi në shkollë, mund të zihen me miqtë ose prindërit ose mund të kalojnë ngjarje shqetësuese, të gjitha këto janë burime stresi që ndikojnë në lodhjen e vazhdueshme.
Mungesa e aktivitetit fizik
Mungesa e aktivitetit fizik e shoqëruar me një dietë të pabalancuar çon në rraskapitje. Mundohuni t’i kufizoni kohën që kalon fëmija para televizor dhe kompjuter.
Mbingarkesa me aktivitete jashtëshkollore
Ju dëshironi që ai të mësojë sa më shumë, merrni fëmijën tuaj të mësojë të notojë, të flasë një gjuhë të huaj, të pikturojë, të luajë sport, të kërcejë. Janë të shumta aktivitetet që i japin kënaqësi dhe që dëshiron t’i ndjekë, por që e lodhin. Është e dobishme që një fëmijë të jetë aktiv dhe të mësojë, por prindërit ndonjëherë e teprojnë me angazhime të shumta.
Mos trajtimi i lodhjes te fëmijët mund të shfaqë probleme të shumta si: vështirësi me kujtesë, përqëndrim i dobët, agresivitet, shpërthime të zemërimit, dhe prirjes drejt obezitetit./Natal