Mjekët pretendojnë se kafeja dhe ilaçet nuk shkojnë bashkë, ja pse. Kafeina që gjendet në kafe ndikon në përbërësit aktivë të ilaçeve, madje edhe të suplementeve.
Nëse keni terapi të rregullt ose merrni suplemente, sigurohuni që të mos jetë me kafenë e parë në mëngjes.
Për një person të shëndetshëm, 400 miligramë kafeinë në ditë është krejtësisht e sigurt, por kafeja mund të ndryshojë ndjeshëm absorbimin e ilaçeve. Kjo do të thotë se nëse e merrni ilaçin me kafe, efekti i ilaçit mund të bëhet më i dobët dhe trajtimi më i ngadalshëm. Mundohuni të vononi kafen për të paktën një orë pas terapisë.
Sipas rezultateve të hulumtimit, kafeja mund të zvogëlojë efektin e disa ilaçeve. Këto nuk janë vetëm ilaçe kundër dhimbjeve, por edhe ato të përshkruara për trajtimin e sëmundjeve kronike dhe sëmundjeve neurologjike, andaj është mirë të bëni një pushim mes tyre, në mënyrë që të mos ngadalësoni rikuperimin.
Kur pimë ilaçin, veprimi i tij nuk fillon menjëherë. Fillimisht duhet të absorbohet - të arrijë në qarkullimin e gjakut dhe më pas përhapet në të gjithë trupin. Sa më mirë të absorbohet ilaçi, aq më shpejt do të përmirësohemi. Kafeja ndërhyn në këtë proces.
Zgjidhja është shumë e thjeshtë: Pini ilaçin me ujë, dhe pini kafe para ose pas. E njëjta gjë vlen edhe për disa pije të tjera, pasi hulumtimet kanë treguar se edhe portokalli i shtrydhur mund të ndërhyjë në absorbimin e ilaçeve, ashtu sikurse çajet. Një ndryshim i vogël në zakone mund të kontribuojë ndjeshëm në shëndetin tuaj dhe efektin e barnave që merrni.