Të pish një gotë ujë të grohtë me mjaltë dhe limon në stomak bosh nuk do t’ju marrë kohë apo përpjekje të gjata dhe do të të sjellë shumë përfitime të vlefshme për trupin.
Ndihmon në humbje peshe
Mjalti mund të jetë një alternativë më e mire se sheqeri kur vjen puna te humbja e peshës. Ndryshe nga ëmbëlsirat artificiale përmban më shumë vitamina, minerale dhe aminoacide që trupi juaj mund t’i përfitojë. Mjalti dhe limoni do t’ju ndihmojë të humbni peshë, duke rritur metabolizmin tuaj, duke ju pajisur me energjinë që ju nevojitet për të kryer detyrat e përditshme, si dhe duke promovuar aftësinë e trupit për të eliminuar toksinat, sepse limoni aktivizon enzimat në mëlçi, arsyeja për obezitetin dhe nivelet e ulëta të energjisë.
Përmirëson tretjen
Jo vetëm uji ndihmon në përmirësimin e tretjes dhe eliminimin e mbeturinave dhe mjalti punon si një antibiotik natyror për të hequr qafe mikroorganizmat e dëmshëm të zorrëve, si bakteret dhe parazitët që mund t’ju sëmurin.
Forcimi i imunitetit
Ju do të duhet të përdorni këtë trajtim rregullisht në mënyrë që të rrisni imunitetin tuaj. Vitamina C e gjetur në limon është e nevojshme për formimin e qelizave të bardha të gjakut që krijon antitrupa për të luftuar sëmundjet, plus limoni balancon nivelet pH të zorrëve. Mjalti ndihmon në uljen e kortizolit, hormoni i stresit.
Reduktim i alergjive
Kjo pije e lehtë do të zvogëlojë simptomat e reaksioneve tuaja alergjike si kollitje, fyt i thatë, teshtitje, acarimit i lëkurës dhe sulmeve të astmës.