Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është cilësuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si sëmundja e shekullit.
Kryesisht për personat me probleme të mbipeshës, histori të sëmundjes së diabetit në familje apo ata që vuajne nga paradiabeti kujdesi duhet të jetë shumë i madh.
Ka raste, kur sëmundja përkeqësohet dhe shkakton pasoja të rënda që nënvizojnë nevojën urgjente për të shkuar tek mjeku.
Në këtë artikull nga AgroWeb.org do të mësoni rastet kur një diabetik duhet të shkojë menjëherë në urgjencë.
Hiperglicemia
Hiperglicemia ndodh kur nivelet e sheqerit janë tepër të larta.
Nëse ky problem nuk trajtohet siç duhet, gjaku bëhet acidic dhe dëmton qelizat.
Njeriu rrezikon të bjerë në koma ose të humbasë jetën.
Simptomat e hiperglicemisë janë:
Etje e madhe
Urinim i shpeshtë
Të përziera ose të vjella
Mjegullim i shikimit
Frymëmarrje e shpejtë
Humbje e ndjenjave
Hipoglicemia
Hipoglicemia ndodh kur nivelet e gjakut në sheqer janë tepër të ulëta.
Nëse një diabetik nuk është në gjendje të rrisë nivelet e sheqerit në gjak, atëherë ai rrezikon të bjerë në koma ose të humbasë jetën
Simptomat e hipoglicemisë janë :
Të dridhura ose dobësi
Dhimbje koke
Marramendje
Shikim të dyfishtë
Konfuzion
Humbje e ndjenjave
Lëndimet në Këmbë
Diabeti dëmton nervat dhe rrjedhimisht shkakton mpirjet e këmbëve.
Kësioj një diabetik nuk është i vetëdijshëm për lëndimet që mund të pësojë në këmbë, gjë që më pas do i detyrojë mjekët ta amputojnë atë.
Sigurohuni që të kontrolloni shëndetin e këmbëve çdo ditë.
Ataku në Zemër
Diabeti i katërfishon gjasat e atakut në zemër.
Simptomat e hipoglicemisë janë :
Dhimbje dhe shtrëngim në kraharor
Dhimbje në pjesën e shpinës, shpatullës, qafës, nofullës.
Marrje e frymës.
Gjatë një ataku në zemër, çdo sekond ka rëndësi, ndaj duhet të shkoni menjëherë tek mjeku.
E njëjta gjë vlen edhe për isheminë.
Dështim Të Veshkave
Diabeti është i lidhur fort me sëmundjet e veshkave.
Përveç analizave të urinës, një diabetik duhet të tregojë kujdes ndaj këtyre simptomave.
Tension i lartë i gjakut
Urinim i shpeshtë
Enjtje të kyçeve dhe këmbëve
Nevojë e pakët për insulinë.