A dëmtojnë xhinset e ngushta cilësinë e spermës?

Këshilla mjekësore

A dëmtojnë xhinset e ngushta cilësinë e spermës?

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 07:01
Foto ilustrim

Janë të ngushta, janë ‘cool’ dhe të bëjnë të ndihesh si një yll roku - por skinny jeans mund të kenë një anë të errët që nuk ta tregon pasqyra! Po, po, e kemi fjalën për spermën tënde, që mund të jetë duke “u shtrydhur” më shumë se ç’duhet. Nëse je i dashuruar pas këtyre pantallonave dhe mendon se janë arma sekrete për stilin tënd, ky artikull mund të të bëjë të rimendosh prioritetet.

A janë një rrezik për fertilitetin?

Shkenca thotë: Po, mund të jenë. Testikujt funksionojnë më së miri në një temperaturë pak më të ulët se ajo e trupit (zakonisht rreth 34°C). Veshjet e ngushta si skinny jeans mund të bllokojnë qarkullimin e ajrit dhe të rrisin temperaturën në zonën intime, duke krijuar një ‘saunë’ të vogël që nuk i bën mirë spermës.

Por kjo nuk është e gjitha: presioni i shtuar nga rrobat shumë të ngushta mund të shkaktojë edhe probleme me qarkullimin e gjakut. Në plan afatgjatë, kjo mund të ndikojë negativisht jo vetëm në sasinë, por edhe në cilësinë e spermës - një situatë që askush nuk e dëshiron.

Përse duhet ta marrësh seriozisht këtë temë?

Fertiliteti mashkullor është një temë që shpesh nuk diskutohet, por është po aq i rëndësishëm sa ai femëror. Sipas studimeve, cilësia e spermës ka rënë globalisht gjatë dekadave të fundit, dhe faktorët e stilit të jetesës - përfshirë edhe veshjet - luajnë një rol të rëndësishëm. Skinny jeans mund të jenë një pjesë e vogël e problemit, por pse të mos e eleminosh këtë faktor të panevojshëm?

A duhet të heqësh dorë?

Jo domosdoshmërisht! Zgjidhja është një balancë. Nëse nuk mund të ndahesh nga këto pantallona ikonike, provo t’i kombinosh me periudha pushimi - zgjidh rroba më të lirshme kur je në shtëpi, për një ecje ose gjatë ditëve të ngrohta. Gjithashtu, jepi prioritet materialeve që lejojnë lëkurën të marrë frymë.

Dhe, nëse ke ndonjë mik që preferon të vishet me rroba të ngushta, ndaje këtë artikull me të - më mirë të jetë ‘cool’ pa risk sesa të rrezikojë për një t’u dukur sa më me stil!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat