Të luash me fëmijët tuaj është shumë e rëndësishme dhe duhet bërë çdo ditë

Këshilla mjekësore

Të luash me fëmijët tuaj është shumë e rëndësishme dhe duhet bërë çdo ditë

Më: 2 dhjetor 2024 Në ora: 07:15
Foto ilustrim

Sa prej jush kalon kohë duke luajtur me fëmijët? Shpesh fëmijët tanë na kërkojnë të luajmë me ta, por kur jemi të zënë me shumë detyra, shpesh heqim dorë. Loja është pjesë thelbësore e kohës cilësore që familjet kalojnë me fëmijët, ekzistojnë disa studime që e pohojnë këtë.

Sipas psikologes portugeze Ines Alfonso Marques, e cila kaloi 14 vjet në kontakt të ngushtë me prindërit dhe fëmijët, tha se janë fëmijët që ankohen se baballarët dhe nënat e tyre nuk kanë kurrë kohë të luajnë me ta. Në fakt, këshillat e psikologut janë që të kaloni të paktën 15 minuta në ditë me fëmijët tuaj.

Le të zbulojmë disa këshilla për t’u ndjekur.

Pse është e rëndësishme të luani me fëmijët tuaj?

Fatkeqësisht, jeta e mbingarkuar, angazhimet e prindërve në punë gjithmonë vjedhin kohën që ata duhet të luajnë me fëmijët e tyre, por edhe të vegjlit janë gjithmonë shumë të zënë nga shkolla në aktivitetet sportive të pasdites. Kështu që shpesh bëhet me të vërtetë gjithnjë e më e vështirë për nënat dhe baballarët që të kenë kohë të lirë për të kaluar me fëmijët e tyre. Edhe nëse nuk ka kohë, duhet që t’u kushtojmë atyre të paktën 15 minuta në ditë, sipas psikologes Ines Alfonso Marques, “Në një kohë të shkurtër ne shohim përmirësime të humorit, të cilat zvogëlojnë numrin e tekave, përmirësojnë vetëvlerësimin dhe falin një ndjenjë kënaqësie”.

Sipas ekspertes nuk i jepet rëndësia e duhur kohës që duhet të kalojnë duke luajtur me fëmijët e tyre, gjithashtu shprehet se “Të luash në familje duhet të jetë e detyrueshme njësoj si larja e dhëmbëve”, jo vetëm kaq “Nëpërmjet lojës ne mund të përcjellim një sërë mësimesh dhe mundësish të mësuari për fëmijët. Përveç kësaj, prindërit priren të jenë shokët e lojërave të preferuara të fëmijëve të tyre”.

Përkushtimi vetëm 15 minuta në ditë për fëmijët tuaj është një kohë shumë e vogël për ne, por thelbësore për ta, është një kohë e arsyeshme, që bën vërtetë ndryshim tek fëmijët. Është e rëndësishme t’u përkushtohemi fëmijëve tanë, më shumë sesa punëve të shtëpisë, përgatitjes së darkës ose dërgimit të një e-mail-i për punë.

Sipas një studimi të kryer nga Lego, “të luajturit së bashku i bën familjet më të lumtura, më të afërta dhe më pak të stresuara”. Pasi ndoqën stilin e jetës së disa familjeve, ata zbuluan se: nëntë nga dhjetë familje (88%) që luajnë me kujdes sigurojnë që janë të lumtur, ndërsa përqindja ulet (75%) në familjet që nuk e bëjnë këtë.

Loja është një moment shumë i rëndësishëm i ditës jo vetëm për fëmijët e vegjël, por edhe për adoleshentët dhe të rinjtë, në fakt, ata ndjehen më të lumtur dhe përmirësojnë marrëdhëniet e tyre me prindërit e tyre nëse marrin pjesë rregullisht në lojëra familjare.

Si të futni lojëra në familjen tuaj?

Sipas psikologes është e rëndësishme t’u jepet kohë dhe hapësirë fëmijëve me shumë fleksibilitet pa u bërë një detyrim, për më tepër thotë se “Loja përfshin rrëmujë dhe zhurmë. E gjithë kjo e bën lojën shumë argëtuese. Sot, për fat të keq, fëmijët luajnë gjithnjë e më pak në natyrë”.

Këtu janë disa lojëra që duhen ndjekur

Seti i objekteve: një këpucë, një karrige, një top jeshil, së bashku përpiquni të mendoni për funksione të reja për secilin objekt, në këtë mënyrë zbuloni se kush është më kreativ. Është një aktivitet që stimulon kreativitetin, kuriozitetin dhe aftësinë për të zgjidhur problemet.

Kutia e misterit: zgjidhni disa objekte dhe vendosini ato në një kuti dhe vendoseni mbi tryezë dhe lidhni sytë e fëmijëve me një shall. Qëllimi është të dini të njihni objektet, si dhe zgjidhni objekte që fëmijët mund t’i njohin si: lapsa, pena, top, filxhan plastik, telekomandë etj.

Kalendari afektiv: qëllimi është të krijoni një kalendar të vërtetë të aktiviteteve që do të kryhen, në mënyrë të tillë që çdo ditë të kryeni aktivitete të ndryshme. Për shembull, vendosni një ditë kur fëmijët mund të bëjnë një tortë të këndshme me nënën e tyre ose të përgatisin brumë për picat e tyre. Ato janë aktivitete të thjeshta që stimulojnë emocionet e fëmijëve dhe forcojnë lidhjet familjare.

Luaj pa lodra

Një alternative është të luash pa lodra, këtu janë disa këshilla nga psikologia:

Bëni një piknik: organizoni një ditë në park me një drekë të mbushur dhe shpikni lojëra në natyrë.

Lexoni një libër: së bashku lexoni disa histori që ju emocionojnë më shumë.

Të luani hapa-dollapa: të fshihesh mes pemëve në një park.

Shëtisni me biçikletë: mbase afër detit ose në një park.

Organizoni një mbrëmje vallëzimi: me këngët që pëlqejnë të vegjlit.

Përgatitni një gjueti thesari: ndoshta duke fshehur objekte si: stilolapsa, lapsa, kapëse, kështu që do të keni mundësinë të zgjidhni atë që dëshironi.

Organizoni një lojë me top në park: mbase një lojë futbolli ose topa djegës. Njëri nga dy prindërit hedh topin drejt një fëmije dhe të tjerët ikin, kushdo që merr topin duhet ta kapë atë dhe të numërojë në tre dhe pastaj të përpiqet të godasë prindin ose fëmijën tjetër që po ikën. Nëse ai arrin ta godasë ai do ta djegë dhe ai do të duhet të kalojë topin te një tjetër që do të përpiqet të godasë një tjetër dhe kështu me radhë.

Këshilla duhet të mbetet e tillë nuk duhet të bëhet detyrim, e rëndësishme është të përfshihen momente të lumturisë dhe harmonisë në jetën e fëmijëve. Në këtë mënyrë ju u jepni mundësinë për të qeshur me ta, të ndani momente së bashku dhe të krijoni kujtime të mira të jetës familjare. Ndonjëherë nuk është e rëndësishme të keni shumë lojëra në dispozicion, mjaftojnë gjërat e thjeshta dhe të luani shumë me imagjinatën tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat