Dimri ka trokitur dhe, të jemi realistë, ditët më të shkurtra dhe netët më të ftohta mund t’ju bëjnë të ndiheni të lodhur. Kjo është ajo periudhë kur as batanija e preferuar dhe një gotë me çokollatë të ngrohtë nuk mjaftojnë për t’ju ndryshuar humorin. Por mos u shqetësoni - lufta kundër melankolisë dimërore mund të menaxhohet. Me disa ndryshime të vogla në rutinë, mund të jeni plot energji, të lumtur dhe ta përqafoni dimrin me buzëqeshje.
1. Rehatohuni, por jo shumë
Të jemi të sinqertë: tundimi për të qëndruar me pizhamet veshur gjithë ditën dhe për të parë seriale nga mëngjesi deri në mbrëmje është i madh. Por tepër rehati mund t’ju ulë humorin po aq shpejt sa bien temperaturat. Sigurisht, është fantastike të shtriheni nën batanije, por përpiquni ta balanconi me pak lëvizje - qoftë një shëtitje e shkurtër për të marrë ajër të pastër ose një rutinë ushtrimesh të lehta në shtëpi.
2. Lëreni dritën të hyjë
Të gjithë e dimë që mungesa e dritës së diellit ndikon te humori ynë, por ka disa gjëra të thjeshta që mund të bëni. Kaloni sa më shumë kohë pranë dritës natyrore! Hapni perdet gjatë ditës. Do të habiteni sesa shumë ndihmon një rreze dielli shtesë për t’ju ngritur humorin.
3. Pini diçka që ju jep energji
Gjatë dimrit është e lehtë ta teproni me çokollatën e ngrohtë dhe ushqimin e shpejtë, por provoni diçka ndryshe. Çajrat bimorë si xhenxhefili ose mente janë të shkëlqyer për tretjen dhe energjinë. Dhe për ata duhanpirësit që duan të bëjnë zgjedhje më të mirë këtë stinë, merrni parasysh një alternativë më të mirë si IQOS – kjo pajisje novatore e ngroh duhanin pa e djegur, pa prodhuar hi, dhe ju ndihmon të ruani një stil jetese më të pastër. Një pajisje moderne si IQOS mund të jetë ndryshimi që kërkoni - duke ofruar një përvojë të këndshme pa tym, ndërkohë që ajri i brendshëm mbetet i pastër.
4. Vendosni qëllime të vogla
Ndonjëherë dimri mund të ndihet si një periudhë për të qenë “letargjikë”. Por, në vend që të zhyseni plotësisht në këtë gjendje, vendosni qëllime të vogla që ju bëjnë të ndiheni mirë. Qoftë përfundimi i një projekti, leximi i një libri apo mësimi i diçkaje të re, këto “fitoret” e vogla mund të bëjnë mrekulli për humorin.