Një mënyrë e jetesës së shëndetshme mund t’ju ndihmojë në rrugëtimin tuaj.
Të bësh zgjedhje të shëndetshme nuk është gjithmonë e lehtë – mund të jetë e vështirë të gjesh kohë dhe energji për të ushtruar rregullisht ose për të përgatitur vakte ushqimi të shëndetshme. Megjithatë, përpjekjet tuaja do të shpërblehen në shumë mënyra, dhe për pjesën tjetër të jetës suaj.
Preferohet të keni aktivitete fizike deri në 30 minuta brenda një dite. Mund ta ndani këtë në tre sesione 10-minutëshe. Lëvizjet e shëndetshme mund të përfshijë ecje, sportin, vallëzimin, jogën ose vrapin.
Hani një dietë të ekuilibruar mirë, me pak yndyrë, me shumë fruta, perime dhe drithëra. Zgjidhni një dietë që është e ulët në yndyrna të ngopura dhe kolesterol, dhe e moderuar në sheqer, kripë dhe yndyrë totale.
Shmangni lëndimet duke vendosur rripat e sigurimit dhe helmetat e biçikletave, duke përdorur detektorë të tymit dhe monoksidit të karbonit në shtëpi. Nëse zotëroni një armë, njihni rreziqet e të pasurit një armë në shtëpinë tuaj. Përdorni masat paraprake të sigurisë gjatë gjithë kohës.
Mos pini duhan dhe lëreni nëse pini. Kërkoni ndihmë nga ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor. Nëse pini alkool, pini me kontroll. Asnjëherë mos pini para ose gjatë vozitjes, ose kur jeni shtatzënë. Kërkoni ndihmë dikujt të cilit i besoni nëse mendoni se mund të jeni të varur nga droga ose alkooli.
Ndihmoni në parandalimin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme (IST) dhe HIV/AIDS-it duke përdorur prezervativë sa herë që keni kontakt seksual. Lani dhëmbët pas ngrënies me një furçë dhëmbësh të butë ose të mesëm. Lani gjithashtu pas pirjes, para se të shkoni në shtrat. Përdorni perin dentar çdo ditë.
Qëndroni larg diellit, veçanërisht ndërmjet orës 10:00 dhe 15:00. kur rrezet e dëmshme të diellit janë më të forta. Përdorni një krem dielli me spektër të gjerë që mbron nga rrezet UVA dhe UVB, me një faktor mbrojtës nga dielli (SPF) 15 ose më i lartë. Zgjidhni syze dielli që bllokojnë 99 deri në 100 për qind të rrezeve të diellit, shkruan UCSF Health.