Ora e darkës është një temë që shqetëson shumë njerëz. Edhe pse në kulturën tonë, darka vonë natën është shpesh normë, ky zakon mund të mos jetë më i miri për shëndetin tonë.
Kur hani natën vonë, trupi juaj nuk ka mundësi të pushojë plotësisht gjatë gjumit. Tretja vazhdon të funksionojë dhe sistemi tretës mbetet aktiv, gjë që mund të shkaktojë ndërprerje në gjumin tuaj, të tilla si zgjime të shkurtra për shkak të refluksit të acidit ose shkaqeve të tjera. Rezultati? Nuk bëni gjumë cilësor të nevojshëm dhe trupi juaj nuk ka mundësi të rinovohet siç duhet.
Cila është koha e duhur për të ngrënë darkë?
Përkundrazi, koha më e mirë për darkë është herët pasdite ose mbrëmja, me kusht që të lini të paktën 12 orë nga vakti juaj i fundit dhe mëngjesi tjetër. Kjo praktikë ndjek parimin bazë të agjërimit me ndërprerje, ku kaloritë konsumohen kryesisht gjatë ditës, duke i dhënë trupit tuaj mundësinë për të pushuar dhe rigjeneruar siç duhet gjatë natës.
Një tjetër këshillë e rëndësishme ka të bëjë me mëngjesin. Kapërcimi i tij mund të ketë një ndikim negativ në shëndetin tuaj. Prandaj, sa më herët ta hani darkën, aq më mirë do të jetë për trupin tuaj, pasi do të keni kohë për të tretur ushqimin dhe për të pushuar mjaftueshëm gjatë natës.