Bananet e pjekura, edhe nëse janë aq të pjekura sa kanë njolla të zeza, janë zgjedhja juaj më e mirë. Sipas hulumtimeve, bananet shumë të pjekura janë më efektive në mbrojtjen e shëndetit tonë pasi përmbajnë një substancë të quajtur “faktori i nekrozës së tumorit” (TNF – Tumor Necrosis Factor) i cili ka aftësinë të veprojë kundër qelizave jonormale. Për më tepër, sa më shumë njolla të zeza të ketë banania, aq më shumë mund të forcojë sistemin tuaj imunitar.
Hulumtimet japoneze kanë treguar se faktori TNF që gjendet në bananet e pjekura ka efekte të forta kundër kancerit dhe forcon sistemin imunitar. Studiuesit japonezë arritën në përfundimin se konsumimi i rregullt i bananeve mund të parandalojë edhe sëmundje të tilla si kanceri. Besohet se ato janë 8 herë më efektive në rritjen e qelizave të bardha të gjakut sesa bananet jeshile ose ato të freskëta, pa njolla të zeza ose njolla në lëvozhgë.
Hulumtimi zbuloi se bananet e papjekura përmbajnë gjithashtu faktorin TNF, por në një dozë shumë më të vogël, kështu që nuk është aq efektive kundër qelizave jonormale. Në fakt, fuqia e përbërësve mbrojtës të bananes, si dhe e antioksidantëve që ajo përmban, rritet sa më shumë të piqet. Vihet re se eksperimenti i kryer nga shkencëtarët japonezë përfshinte fruta të ndryshme të pjekura, si banane, mollë, rrush, hurmë, dardhë, shalqi dhe ananas të gjitha frutat u krahasuan me bananen dhe dha rezultatet më të mira. Bananet shumë të pjekura janë të pasura me sheqerna, ndaj është mirë të shmangni konsumimin e shpeshtë të tyre nga diabetikët.