Hong Kongu - si Berlini Lindor në Luftën e Ftohtë

Kolumne

Hong Kongu - si Berlini Lindor në Luftën e Ftohtë

Nga: Glacier Kwong, Joshua Wong. Nga Gjermanishtja Sherif Ramabaja Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 12:39
Joshua Wong

Në Hong Kong, gazetarët kërcënohen, mësuesit pushohen nga puna dhe aktivistë si Joshua Wong burgosen. Kina po shfrytëzon faktin se bota është e zënë me Coronavirusin dhe madje nuk duket se përpiqet të ruaj pamjen e demokracisë. BE duhet të veprojë menjëherë.

 Hong Kongu është duke përjetuar një goditje që po shkatërron gjithçka, e bëri qytetin të ndarë dhe ia pamundësoi atë që të lulëzojë në radhë të parë. Ligji shtypës i sigurisë kombëtare u miratua pesë muaj më parë dhe ai po zbatohet gradualisht. Këtë muaj qeveria dëboi katër deputetë pro-demokracisë nga Këshilli i Përkohshëm Legjislativ, pasi Pekini më parë u dha atyre kompetenca për të larguar, të gjithë anëtarët jo-patriotë.

Me këtë, Kina ka shfuqizuar de facto parimin "një vend, dy sisteme" të garantuara nga e drejta ndërkombëtare në 1997 dhe duket se nuk po përpiqet më të ruaj as pamjen e demokracisë.

Që nga largimi i parlamentarëve, ka pasur një rritje të qartë të ndikimit kinez. Mësuesit pushohen nga puna për deklaratat që Pekinit nuk i pëlqejnë; Gazetarët arrestohen për raporte hetimore. Gjykatësit janë sulmuar nga gazetat, pro-Pekinit për "shumë privilegj" me pjesëmarrësit në protestat e vitit të kaluar. Dhe aktivistë si Joshua Wong e gjejnë veten të përfshirë në gjyqe që mund të përfundojnë, me muaj apo edhe vite burg.

Një gjykatë e Hong Kongut urdhëroi të hënën sipas një zëdhënësi të Wong, që aktivistët nuk do të lejohen të lirohen nga paraburgimi deri në fund të gjykimit në vazhdim, të Mërkurën e ardhshme (2 Dhjetor). Në fillim të seancës të hënën, Wong u deklarua fajtor për organizimin e një proteste të paautorizuar. Për këtë, ai dhe kolegët e tij mund të përballen me pesë vite burg.

Këtë javë, kampi i lidhur me Pekinin pretendoi se "Aleanca Hong Kong në Mbështetje të Lëvizjeve Demokratike Patriotike në Kinë" - organizatorët e vigjilencës vjetore, për të përkujtuar masakrën e Tiananmenit 1989 - kishte shkelur ligjin.

Grupi akuzohet për nxitje të urrejtjes kundër sistemit politiko - socialist dhe kombëtar, minimin e pushtetit shtetëror dhe mbrojtjen e një rivlerësimi të masakrës, përfundimit të diktaturës njëpartiake dhe ndërtimit të një Kine demokratike. Megjithëse grupi njihet për sjelljen e tyre paqësore gjatë protestave, ata janë akuzuar për trazira në qytet dhe rrezikim të sigurisë kombëtare dhe rendit publik; si rezultat, thirrjet për ndalimin e aktiviteteve të tyre janë ngritur.

Të gjitha këto incidente ndodhën, ndërsa shumë vende janë ende duke u ndeshur me një valë tjetër të koronavirusit. Kina po përdor devijimin për të riorganizuar sistemin shumëpalësh. Prandaj është me rëndësi jetike që demokracitë ta akuzojnë me përgjegjësi Pekinin, për faktin se marrëveshjet për të mbështetur lirinë dhe të drejtat e njeriut në Hong Kong, janë shkelur që nga dorëzimi i vitit 1997.

Disa shtete me të drejtë kanë krijuar programe shpëtimi, për banorët e Hong Kongut. BE ka një përgjegjësi morale për të shkuar një hap më tej. Anglia dhe Kanada kanë hapur rrugën për qytetarët e Hong Kongut, duke ofruar ndihmë humanitare dhe strehim, nëse ata detyrohen të largohen nga qyteti për arsye sigurie.

Përveç kësaj, një ligj Magnitsky ose rregulla të ngjashme individuale të sanksioneve, janë të dëshirueshme në të dy nivelet e BE-së dhe Gjermanisë. BE-ja duhet të parandalojë ata që kryejnë krime kundër lirisë dhe demokracisë, nga abuzimi ose përfitimi nga sistemi i BE-së dhe shteteve të tij anëtare.

Vitin e kaluar Joshua Wong tha gjatë vizitës së tij në Berlin: "Hong Kong është Berlini i ri në një Luftë të re të Ftohtë." Në atë kohë, ai u akuzua për ekzagjerim, por muajt e fundit e kishin provuar të drejtë. Qyteti i ngjante Berlinit Perëndimor demokratik, por Kina ndërkohë e ka bërë atë diçka që i ngjan më shumë Berlinit Lindor. Sidoqoftë, nuk është tepër vonë për tu mbështetur në Hong Kong.

commentKomento
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat