Si përjetohen zinxhirët e hekurit

Kolumne

Si përjetohen zinxhirët e hekurit

Nga: Joshua Wong/Sherif Ramabaja Më: 20 janar 2021 Në ora: 15:42
Joshua Wong

Autori ynë Joshua Wong është transferuar në një burg të sigurisë maksimale në Hong Kong. Ai u prangos - dhe gjithashtu vihet nën zinxhirë. Por edhe në këtë situatë, ai ëndërron lirinë.

Unë në qelinë time, nuk kam ndaluar së menduari për ato që kam mësuar në tetë vite të aktivitetit tim. Më kujtohet qartë ajo që pashë në luftën për demokracinë në Hong Kong vetëm në vitin 2020 : futja e ligjit të sigurisë kombëtare, lamtumira për mbështetësit e ngushtë, përfundimi i befasishëm i zgjedhjeve pas një fitore të madhe demokratike në zgjedhjet fillestare. E gjithë kjo më helmon mendjen.

Asnjëra nga këto nuk erdhi si e papritur, pasi transferimi im në burgun e sigurisë maksimale Shek Pik pak para Krishtlindjeve. Unë isha i shtangur nga zinxhirët rreth belit tim ndërsa shikoja nga dritarja e vogël e furgonit  të burgosurit, kurse trafiku i zënë në rrugën Lai Chi Kok ngadalë i linte vendin qetësisë së peizazheve të ishullit Lantau. Unë vështirë se mund ta imagjinoj se çfarë lloj jete më pret.

Më 21 dhjetor, pas një konsiderate të kujdesshme me avokatët e mi, vendosa të mos apeloja dënimin tim. Por kur u informova për lëvizjen në Shek Pik, koka ime mbeti krejtësisht e zbrazët për një moment.

 Cili është kuptimi i vendosjes së një të burgosuri që do të lirohet në më pak se 12 muaj në një burg të sigurisë maksimale?

Pastaj një roje më vuri zinxhirë përveç prangave. Asgjë nuk është më poshtëruese sesa të futesh në zinxhirë hekuri. Poshtërimi është i papërshkrueshëm. Aktivistë të tjerë u klasifikuan gjithashtu si të burgosur të Kategorisë A dhe duhej të duronin këtë trajtim. Të ftohtë dhe të pamëshirshëm, zinxhirët e hekurt më përqafonin lëkurën ndërsa ecja. Zinxhirët synojnë kryesisht të kufizojnë lirinë e lëvizjes, por ata gjithashtu dëmtojnë edhe lirinë e shpirtit e mendjes .

Unë kam qenë në burg tre herë, por këtë herë është shumë më ndryshe. I llogaritja ditët deri në lirimin tim dhe i kaloja në një kalendar. Nuk guxoj këtë ta bëj këtë herë. Përveç dënimit tim aktual me burg, dy akuza të tjera janë në pritje; për të mos përmendur numrin e paparashikueshëm të shkeljeve për të cilat unë mund të akuzohem sipas ligjit të ri të sigurisë .

Nuk ka një datë të caktuar të lirimit për mua. Në ëndërr tashmë kam parë disa herë familjen time dhe të dashurit e mi. Pas një dite të gjatë të punës, ne uleshim në divan dhe shikonim Netflix ose luanim me qenin tim të vogël, corgi. Ndonjëherë pyes veten nëse ai do të më njohë ende nëse dal nga burgu një ditë.

Nën detyrimin e rutinës së burgut dhe të ndarë nga miqtë dhe familja, dikush rrezikon t'i nënshtrohet konformitetit. Ky është qëllimi i dënimeve me burg që çdo sistem totalitar, u imponon aktivistëve demokratikë. U jam shumë mirënjohës, për mbështetjen e të dashurve të mi.

Letrat tuaja ndihmojnë kundër ndjenjës së pafuqisë dhe çorientimit dhe unë mësoj të merrem me sfidat e ndryshme në burg. Sidoqoftë, në fund të fundit unë duhet ta kapërcej atë vetëm. Çdo mëngjes mendoi me vete, që të bëj më të mirën - pa marrë parasysh sa e paparashikueshme bëhet bota.

Në këto kohë të errësirës, ​​na mbani në mendjen tuaj, që shumë njerëz nga Hong Kongut në burg, nuk po dorëzohen. Lumturia mund të jetë një dëshirë shumë e madhe për Vitin e Ri; të jetosh në paqe dhe siguri është gjithçka që duhet të çmohet. Shfrytëzojeni kohën dhe përqafoni të dashurit tuaj në këtë dimër të gjatë dhe të zymtë.

Joshua Wong e shkruan këtë kolumne me Glacier Kwong . Dy aktivistët e rinj nga Hong Kongu po luftojnë kundër rritjes së ndikimit të Kinës në vendlindjen e tyre. Wong aktualisht po vuan një dënim me trembëdhjetë muaj burg për pjesëmarrje në një demonstratë. Ai e shkroi kolumnen aktuale në prag të Krishtlindjes. Ajo u mbajt nga autoritetet e burgut deri në këtë javë.

commentKomento
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat