A ka parti politike shtetësia?

Kolumne

A ka parti politike shtetësia?

Nga: Dr. Gjyla Çeliku Më: 6 mars 2021 Në ora: 09:50
Dr. Gjyla Çeliku

Iniciativat partizohen atëherë kur individi llogaritet vegël politike që shfrytëzohet dhe nga e cila përfitohet. Shtetësia nuk posedon parti politike, ashtu si regjistrimi. Shtetësia paraqet lidhjen juridike të qytetarit me shtetin, jo me partinë sepse pa parti jetohet dhe vdiste, pa shtetësi nuk mund të shërohesh, arsimohesh, realizohesh por as të vdesësh.

Neni 15 i Deklaratës i Universale të të Drejtave të Njeriut të vitin 1948 deklaron se:

"Çdo njeri ka të drejtën e shtetësisë. Askush nuk mund të privohet në mënyrë arbitrare nga shtetësia e tij, ose t'i mohohet e drejta për të ndryshuar shtetësinë e tij." Dmth kjo flet për lidhjen e një individi me shtetin. Qytetarët në republikën e Maqedonisë së Veriut fatkeqësisht vdesin pa shtetësi, edhe pse në anën tjetër paguajnë tatime dhe detyrohen ndaj këtij shteti.

Shtresa e qytetarëve që nuk kanë shtetësi është pajtuar me këtë fakt sepse ka menduar që nuk ju takon, faktikisht dhe është manipuluar me forma të ndryshme.

Të dashur qytetar shtetësia i takon çdo qytetari që i plotëson kushtet dhe unë jam e sigurt që çdo qytetarë i plotëson kushtet.

Pse partizohet shtetësia?

Sepse luftohet për poena politik, duke harruar përsëri qytetarin dhe duke vazhduar luftën për bajraktarizëm. Partia shqiptare në pushtet BDI asnjëherë nuk e mori një iniciativë për shtetësinë dhe sot kur opozita shqiptare ASH&AAA e ka marrë një iniciativë, ata bashkë me Besën struken dhe heshtin duke mos e promovuar as edhe njëherë të vetme në faqet e tyre zyrtare, ashtu siç e promovojnë regjistrimin dhe mundohen bile ti japin edhe regjistrimit kaheje politike me "Bashkë të regjistrohemi" të cilin gjithashtu nuk e realizuan për 20 vjet dhe ne sot akoma 20% kemi mbet.

Partitë maqedonase normalisht që do ta bllokojnë procesin sepse me marrjen e shtetësisë shtohen shqiptarët dhe sigurisht do ta bllokojnë deri sa të kryhet regjistrimi që të mos regjistrohen. Lind pyetje pse partitë shqiptare BDI&BESA rrinë në koalicion me LSDM-në kur shqiptarët dënohen, burgosen dhe asgjë nuk realizohet në favor të tyre?! A do dëshmojnë vullnetin për ti ndihmuar popullit me marrjen e shtetësisë dhe ti bashkohen iniciativës së opozitës për shtetësinë ashtu siç bashkohen partitë maqedonase kundër çështjeve shqiptare?!

Opozita shqiptare sot ua bëri ftesën për bashkëpunim për të mirën e popullit, tash topi u ngelet atyre a do vazhdojnë ta luajnë me LSDM&VMRO, apo me opozitën shqiptare dhe popullin?!

Shtetësinë duhet ta promovoni dhe të mundoheni të gjithë, ashtu siç e bëni për regjistrimin dhe bëjeni e pastaj mos ankoheni pse u kritikojmë sepse për popullin jeni aty, jo për veten dhe milionat që s'ua dini fundin...

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat