Marrëveshja e parealizuar e Ohrit u festua dhe kujtua në Kalanë e Kërçovës mbrëmë, me ca funksionarë dhe me ca profesorë të varur nga politika, e në media të pavarur dhe analistë!
Të thuash të pavërtetën si intelektual dhe edukues gjeneratash është dëm kombëtar dhe dëm brezash, pasi rinia na beson neve dhe jo politikës sepse politika gënjen.
Të kamufllosh të pavertetën dhe të parealizueshmen në të vërtetë është interes politik dhe personal, asgjë më shumë, por që bart pasoja për kombin duke ndihmuar individët e caktuar që ditë e natë ëndërrojnë një post dhe duke i siguruar partisë së gënjeshtrave ndonjë votë.
Të humbësh dokumentin origjinal me vite të tëra dhe për të njejtin të krenohesh sot që e paske gjetur, flet për joseriozitetin e marrëveshjes dhe shtetit.
E vërteta e Marrëveshjes së Ohrit është dështimi dhe jofunksionimi! Sot e kësaj dite në komuna ku jetojnë mbi 20% shqiptarë, në institucionet e punëve të brendshme dhe gjykata merren dokumente vetëm në gjuhën maqedone, si do të kamuflloj unë me këtë të vërtetë? Ku u realizua gjuha?
Jo unë, nuk e bëj sepse nuk varem nga asnjë parti politike, nuk më intereson asnjë pozitë, por më intereson pozita e kombit tim dhe gjeneratave që na besojnë!
Marrëveshja e parealizuar e Ohrit festohet ditë e natë ashtu si kryeministri shqiptar, ashtu si gjuha shqipe zyrtare, ashtu si drejtësia selektive, me ca zyrtarë që gjithë jetës kishin dhe kanë pozita, pa rininë të cilën e dërguan në Gjermani!
Ama sukses, hallall u qoftë si nuk keni pikë turpi!