Zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 për shumë kë ishin besafi, madje kapërcyen edhe zhgënjimin më të madh për dy partitë kryesore të vendit, LDK dhe PDK, të cilat e ndërtuan shtetin deri në ketë shkallë ku është sot, por edhe kapërcyen edhe pritjet e pushtetarëve të rinj të drejtuar nga Albin Kurti dhe Lëvizja e tij Vetëvendosje. E çuditshme se çka ngjau me popullin e Kosovës, por ndodhi një ndryshim drastik, së paku për nga ideologjia dhe propaganda dhe jo vetëm kaq, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit në vend ndryshoi shumëçka, duke nisur nga rënia e të mëdhenjve dhe ngritja e të vegjëlve e deri tek shfaqja e pamjes së vërtetë të pushtetarëve të rinj, të cilët demonizuan çdo gjë në këtë vend, e për çudi më në fund dhe e njohën Republikën dhe simbolet e shtetit të ri. Sido qe të jetë, mendoj se ka edhe të mira nga ky ndryshim: e para e mirë është se u larguan liderët siç u quajtën të vjetër, pastaj partitë tradicionale LDK dhe PDK bënë zgjedhje dhe u duk se edhe reforma të dukshëm u bënë, mirëpo ajo që është më thelbësorja, u vu një standard, pra kur i humb zgjedhjet, duhet të dorëhiqet edhe lideri dhe kryesia e partisë, pra dikush merr përgjegjësi për humbjen. Kjo mbase me të drejtë mund të konsiderohet si një ngritje e nivelit të demokracisë, pavarësisht se lidershipi i ri mund të jetë edhe më i dobët jo rrallëherë se lidershipi i vjetër. Në vend është hera e parë që nga fillimi i sistemit pluralist në Kosovë, ku liderët dorëhiqen pas dështimit në zgjedhje dhe kjo është padyshim një e mirë për demokracinë e re të shtetit të ri, natyrisht nëse kjo kulturë vazhdon a.
Nga ana tjetër, zgjedhjet lokale po afrohen dhe nëse nuk shtyhen për shkak të pandemisë, kjo vjeshtë do të nxjerrë pushtetarë të ri në nivelin lokal. Lëvizja e Albin Kurtit, VV e cila ka pushtet absolut në nivel qendror, do të duhej të kishte përparësi, sepse gjithmonë ka ndikuar pushteti qendror në atë lokal, mirëpo kjo nuk mund të merret si punë e kryer, ngase këta muaj të pushtetit nuk janë treguar edhe aq mirë sa të mund t’i bindë qytetarët për ta votuar VV-në, siç ndodhi me zgjedhjet nacionale.
Ndonëse kishin ardhur në pushtet me premtime të mëdha dhe me aspirata për të bërë mrekulli, Kurti në qeveri emëroi ministra pa përvojë, madje edhe jashtë zanateve të tyre, natyrisht militantë të cilët i kishin shërbyer atij për kohë të gjatë dhe është normale që ata dhe ato persona nuk dinë të udhëheqin me digasteret e tyre. Janë edhe një varg premtimesh të bëra nga këta qeveritarë, të cilat jo se nuk po duket se do të realizohen, por as për së afërmi të ndodhin dhe këto shihen qartë nga qytetarët e vendit, këtu përjashtoj diasporën e cila akoma vazhdon të jetë në iluzione, po çka tu bësh, fundja diaspora jonë ketë nivel e ka fatkeqësisht edhe për ca kohë.
VV tani ka mbi gjysmën e elektoratit kosovar dhe nuk është e lehtë ta mbajë ketë përqindje, sidomos pas këtyre që u thanë më lartë e besa edhe shumë e shumë tjerave që nuk u thanë e populli i di dhe i sheh, pra nga bordet e deri tek punësimi i militantëve partiak në pothuajse çdo vend dhe institucion, prandaj edhe mund të ketë ndëshkim nga votuesit, gjë të cilën besoj se do ta ketë. As kjo, pra humbja në zgjedhjet lokale nuk duket të jetë shumë problematike, sepse VV është mësuar me humbje përmbi një dekadë, por kryeproblemi do të jetë me kreun e VV-së ose siç po i thonë shokët e tij të dikurshëm Lideri Suprem, i cili bazuar në standardin që vet e ka promovuar, duhet të dorëhiqet dhe kjo pastaj është e dhimbshme dhe fort me shije të keqe. Bazuar në parimet tanimë në funksion, Albin Kurti duhet të dorëhiqet nga kreu i partisë dhe një dorëheqje e tij do ta shndërronte Lëvizjen, që tani vetëm emri i ka mbetur Vetëvendosje dhe asgjë tjetër në një OJQ, ose në disa OJQ, prej edhe nga është formuar si parti. Pra, prej OJQ-ve në parti dhe tani anasjelltas, prej parti në OJQ. Kjo gjë nuk pritet, sepse Kurti e ka shumë në qejf pushtetin dhe assesi nuk mund ta marrë me mend se ai do të dorëhiqet, por ta gjejë një Visar Ymer tjetër për ta emëruar kryetar të partisë së tij dhe atë për një mandat, jo më shumë. E gjithë kjo bazuar në historikun e tij deri me tani.
Memli Krasniqi, kryetar i partisë së Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit PDK-së ndodhet në një pozitë po ashtu jo shumë të lakmueshme, sepse partia ka filluar t’i përçahet dhe nuk është duke ja dalë ta kthejë në një parti qytetare, kjo për shkak të historikut të partisë me militantët dhe të fuqishmit. Dikur kësaj partie iu kishin kthyer kundër të gjithë, ndërsa tani këtë barrierë nuk e ka për fatin e saj të mirë, gjë që në balotazhe do të mund t’i kthehet në rezultate, që shkon në balotazh me VV-në. E nëse partia e Memlit do t’i humb edhe Ferizajn dhe ndonjë komunë tjetër, kreut të partisë nuk i mbetet tjetër, pos të dorëhiqet. Dorëheqja e Krasniqit edhe mund të ndodhë, por kjo varet nga disponimi i patronëve të tij në Hagë, Thaçi e Veseli, sepse fundja edhe ata e kanë zgjedhur në krye të partisë.
LDK-ja, dikur një parti e madhe... Në zgjedhjet e fundit pësoi debaklin më të madh në historinë e vet dhe kjo falë vet anëtarëve të LDK-së të cilët mbase e shfrytëzojnë mirë e shkatërrojnë në themel vet zyrtarët partiak, mirëpo këta të fundit gati sa e zhdukën. Madje, disa e lëshuan partinë dhe ju kapën VV-së e disa qëndruan në parti, por punuan në zhbërjen e partisë. Kështu, kjo parti largoi Isa Mustafën dhe e zgjodhi kreun e ri Lumir Abdixhikun, një djalë të ri që vetëm para pak vitesh ishte bërë anëtarë i partisë. Tani, LDK në Kuvendin e Kosovës nuk ka më shumë se 12 për qind, ndërsa në nivel lokal pak më mirë, por se sa do të mund të dalë fitimtare nuk i dihet, ngase partia e Abdixhikut as nuk ka bërë opozitën dhe se i ka shërbyer me servilizëm qeverisë, e kjo i mbahet mend nga votuesit. Nëse do t’i humb zgjedhjet lokale, Abdixhiku edhe mund të dorëhiqet, ose edhe mund ta shkarkojnë, por halli është se kë mund ta zgjedhin pastaj, ngase inteligjencën e kanë larguar që moti, e militantë nuk i kanë mbetur, sepse ja ka marrë VV-ja, ndërsa këto figurat e harxhuara nuk po ja do populli.
Për partitë tjera si AAK dhe NISMA e AKR nuk do të flasim sepse as që shihen në horizont si parti me ndikim dhe fundja as që e prishin e hiç se hiç me ndreq diçka në mirëvajtjen e demokracisë dhe zhvillimeve në vend.