Shkoi Albini në Gjermani..!

Kolumne

Shkoi Albini në Gjermani..!

Nga: Zejnullah Jakupi Më: 5 maj 2022 Në ora: 09:14
Zejnullah Jakupi

O popull a u gdhitë?! O sa shumë fjalë e raportime lidhur me takimin në Berlin ku kanzelari gjerman Olaf Scholz me ftesën e tij i takoi kryeministrin e Kosovës z. Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq. Njerëzia po pyesin; pse shkoi Albini në Berlin, pse u ul në tavolinë me Vuçiqin, pse darkoi pse bisedoi e pse e pse e njëmijë PSE e PSE?

Unë mendoj se politika është arti i të së mundshmes. Politikani i mirë duhet të bisedojë. Ai duhet t´i ketë të hapura të gjitha dyerët dhe t´i kërkojë mundësitë. Të negocojë, të manovrojë, të lexojë. Oh ai duhet të dijë shumë. Nuk duhet të mashtrojë, as të rrejë, as të frikësoj të tjerët, as t´i kërcënojë etj etj.

Sa shumë komente për shkuarjen në Berlin. Dorën në zemër u kritikua edhe RTK. Nuk pashë diçka të jashtëzakonshme. Kishte vërtetë përpjekje për të raportuar në mënyrë profesionale, për aq sa ishte e mundur. Edhe radaktorja Blerta Kabashi-Foniqi ishte shumë mirë e përzgjedhur që të drejtojë këtë emision LIVE dhe duke ftuar mysafirë në studio dhe duke dhënë pamje LIVE nga vendi i ngjarjes dhe raportime.Natyrisht aq sa ishte lejuar mungonin pamje dhe çasja nga darka joformale, por nikoqiri kishte vendosur kështu, nuk po e dij pse? Natyrisht që ka akoma shumë vend për kritikë lidhur me raportimin por ishte OK, për fillim, se ka edhe më keq, kur dihet se si ishte kohë më parë RTK, e kapur!!!

´Kundërshtarët´politik na mbytën duke komentuar, çdo lëvizje të Albinit, kryeministrit. U komentua ulja e tij në takim me kancelarin. PSE ishte ulur anash dhe jo si Vuciqi përballë? Ja komentuan veshjen në trup e deri sa nuk ja komentuan edhe të mbrendshmet…E pyetjet me Pse vazhduan…edhe pse darkoi me ndihmës-kasapin e Ballkanit, e pse e pse po bisedon, e pse e mashtroi popullin, votuesin e pse e PSE??? Njerëz të marrë e të paditur jemi, ose nuk duam të dijmë.

Njeriu i mençur e diplomat, siç duhet të jetë,- negocion, bisedon dhe nxjerrë atë më të mirën nga çdo takim. Albini nuk mashtrohet lehtë. Është njerëzore të bisedosh dhe të veprosh për popullin tënd, sepse të kanë votuar. Po i përkujtoj të gjithë ata kur në vend të Albinit ishte Njëri e Tjetëri në Berlin. Bundestagu ia mbylli dyerët. Gazetarët prisnin te dera. Thonin; jo nuk po dëshiron Bundeskancelari me takue. Thonin; as kryetari i Bundestag-ut nuk po dëshiron... Kur Njëri e Tjetëri ishin në pushtet, merreshin gazetarët me zor me vete dhe raportonin para gjatë dhe pas darkës. Çdo gjë ishte e lejuar, nënshkrimi, darkat, shitja e trojeve, insinuatat. Madje nuk guxonim të kritikonim shumë se xhixha buba!!!

Unë e dua politikanin që është patriot, që e do vendin e vet, që e do çdo njeri të vendit të vet, që nuk ka armiq, ate që di të flas, SHQIP, anglisht, gjermanisht dhe serbo-kroatisht, frangjisht dhe pse jo arabisht, kinezisht e latinisht (si dikur) arbërisht...ai që puthë dheun e tokës së vet, ai që e puthë baltën si bukën e gojës, ai që është njeriu i tokës. E dua politikanin që nuk rrah e që nuk vret, që nuk vjedh e nuk rrenë dhe urren, ate që nuk bënë me gisht mbas shpindës. E dua politikanin që ka shumë shokë por nuk ndrësen. E dua politikanin që më shumë lexon se sa fle... E dua politikanin që rrëfen, që është i sinqertë dhe tregon drejtë. Kur i kemi njerëzit e mirë, të ditur dhe vizionarë në pushtet, atëherë mund të flejmë rehat, prandaj ka kush flet dhe ka kush mendon, e ka kush vepron dhe qeverisë për ne dhe me ne. Drejt dhe me Zemër. Fjalët e gojës, apo të mendjes apo veprimet e zemrës, cilat janë më të mira? Me pëlqeu kjo thënie popullore; edhe me dreqin duhet me u takue për me mbërrij deri te melaqja!

Qenët po lehin dhe era po fryn, lehtë e më lehtë,një fllad i verës po na freskon shpirtin.

Po e dëshiroj një këngë, si dikur „Shkoj Brahimi në Amerikë! Shkoj Albini në Gjermani, shkoj Albini në Paris, shkoj Albini në Angli. E një ditë do bëhet hit kur ta këndojmë; Shkoj Albini në Amerikë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat