Kosova – një tigër rajonal ekonomik!

Kolumne

Kosova – një tigër rajonal ekonomik!

Nga: Prof.Dr. Mersel Bilalli Më: 19 janar 2024 Në ora: 21:48
Prof.Dr. Mersel Bilalli

Pa hamandje se njëzet vitet e kaluara para ardhjes së LVV, ushtruesit e pushtetit nuk ishin ata që pritej të jenë për Kosovën e pavarur dhe tejet të përgjakur nga lufta! Ajo dukej se ka kaluar nga një gjendje okupimi me shumë sakrifica, drejtë lirisë, por shpejtë u ndje se vetëm se ishte uzurpuar fati kolektiv mu nga ata që krenoheshin se atë e kanë çliruar. Ndër vite, në shumë sfera shoqërore, esenca e jetesës fare pak pat ndryshua edhe përkundër shumë ndihmave nga jashtë. Sikur sunduesi i huaj u zavendësua me një vendor! Deformimet thellësisht u institucionalizuan, duke kapur institucionet, jetën, ardhmërinë dhe dinjitetin njerëzor. Aty ku djalli s’mundi, duket se punën ua besoi do udhëheqësve të asaj kohe. E gjithë në emër të idealeve dhe gjakut, kurse në llogari të xhepit! Kjo bëri që dukshëm të forcohet një shtresë që kishtë uzurpuar meritat e luftës, duke uzurpuar edhe të mirat publike, madje edhe fatin njerëzor. Kjo ligjet i pat shndërruar në letër tualeti, parimet demokratike në komedi e fatin njerëzor në tragjedi. Kjo kontaminoi rëndë trurin kolektiv, sepse devijimet dhe deformimet shoqërore filluan të trajtohen si aftësi, vlera dhe gjindshmëri. Shumë nga funksionarët e saj, e të afërm të tyre “brenda natës” u pasuruan dhe jetonin një jetë krejtësisht të shkëputur nga popullata. Partitë e tyre në masë të madhe punësonin dhe avansonin gjysmë-analfabetë partiak, duke injoruar, jo vetëm profesionalizmin por edhe dinjitetin njerëzor. Persona me vlera të ulta u avansuan në pozita të larta. Kurse shumë shtresa të afta e vitale u detyruan të ikin nga vendi të bindur se çdokund në botë do e kenë më mirë se në atëdheun e vet. Madje edheasaj partie rugoviane, misioni shumvjeçar hyjnor i saj iu pat shndërrua në mision djallëzor.

Vetëvendosja, pas shumë veprimeve paksa kontroverse, sikur arrijti të mbjellë në masën popullore bindjen se në ta ka ideal, por edhe vizion dhe kapacitet për jetësimin e tyre. Njerëzit më nuk besonin se mu ajo garniturë që për shumë vite kishte hudhur Kosovën në kënetë të qelbur, të njëjtën do e nxjerrte nga aso kënete. Ky mision logjikisht i takonte Vetëvendosjes dhe liderit egocentik të saj Kurti, i cili nga një idealist me preferenca të një radikali pak si të tepruar, me kalimin e kohës u shndërrua në prototip të një polikani të ekuilibruar me dozë të prekshme idealizmi për një Kosovë krejtësisht tjetër nga ajo që për dekada njerëzit kishin parë. Ai fitoi përkrahjen e fuqishme sidomos të masës rinore, por edhe të shtresave tjera shoqërore të lodhura nga arrogancat dhe padrejtësitë.

Mbështetja e ndryshimeve në Kosovë nuk pritej që të jetë vetëm dëshirë për përfundimin e një misionit të dështuar, por edhe promovim të një misioni të ri për këthimin e shpresës kolektive, duke u fokusuar në luftën kundër korrupsionit dhe strategjinë e zhvillimit ekonomik të përcjella nga merit-sistemi dhe barazia si vlera themelore. Demolimi elektoral i gardës së dështuar, e cila për dy dekada kishte mbajtur peng normalen, madje duke vrarë edhe shpresën, u përjetua si shpëtim historik. Tani Banka Botërore Kosovën e radhit të parën në rajon (nga gjashtë shtetet e Ballkanite Perëndimor) për nga dinamika zhvillimore (rritja e GDP-së rreth 4%).

Për momentin, potencial dhe interes më të madhë për investime në rajon ka Turqia, e cila tanimë paraqet faktorë të rëndësishëm ekonomik në Evropë. Albini është një nga politikanët e rrallë shqiptar që ka theksuar se se marrëdhëniet midis Turqisë dhe Kosovës duhet të zhvillohen shumë më ndryshe. Tani në Kosovë afrohen edhe shumë kompani perëndimore. Ekspertë eminent të huaj për investime thuajnë se vetëm me një liberalizim të madh të investimeve mund ta paksohet dyndjen e rinisë drejtë perëndimit sidomos tani me liberalizimin e vizave. Ata mendojnë se Kosova do mund të bënte një “bum” të vërtetë zhvillimor nëse do përqëndrohej në bujqësinë moderne, në turizmin bashkëkohor malor, rural, banjor, si dhe krijimin e terreneve sportive e rekreative në zona atraktive etj. Ekspertë kinezë thonë se Tajvani territorialisht është vetëm sa dyfishi i Kosovës, por mbanë 24 milion banorë me standard pesë herë më të lartë se ai ballkanik. Poashtu, duhet analizuar ekspansionin zhvillimor të Kinës, Turqisë, Malajzisë, Izraelit, madje edhe të do shteteve që deri dje njerëzit vdisnin nga uria, kurse tani kanë zhvillim marramendës, siç janë Bocuana, Zambia, Angola etj.

Dorë në zemër, Kurti aspak s’e kishte lehtë të adaptohet në dialogun me Serbinë dhe aty pati edhe do veprime që dekurajuan faktorin e jashtëm dhe partnerët tanë strategjik. Por, ajo zgjati aq shkurt sa Kurti kuptoi se ai duhet të qëndroj një hapa para Vuçiqit, me ç’rast i gjithë blefi i Vuçiqit për “konstruktivitet” u pat rënuar si kulla prej karte. Tani shumçka është shumë më ndryshe edhe me faktorin ndërkombëtar dhe etiketa e jokooperuesit tani i takon tjetërkujt. Shumë me peshë është se veriu i Kosovës ngadalë por sigurt rikëthehet nën sovranitetin kosovar.

Kurti shpëton edhe shqiptarët e Maqedonisë!?

Shqiptarët e Maqedonisë më se 20 vite i ka përfaqësuar struktura e dalë nga konflikti, e cila pos një patriotizmi bosh, as germën “E” s’e din nga ekonomia. Kjo bëri që shqiptarët të zbrazen nga trevat e tyre në përmasa trishtuese. Demografët dëshmojnë se vetë rajoni i Pollogut (Tetovë Gostivar) në vitet e nëntëdhjeta kishte rreth 350 mijë banorë, tani ai ka mbetur me rreth 80 mijë banorë efektiv, ku shumica janë të moshës së shtyer. Shkolla e fshatit dikur më të madh në Maqedoni - Çegrani, në vitet e nëntëdhjeta kishte afro 2.000 nxënës, tani ai ka mbetur me vetë 265 nxënës. Kjo më nuk është shpëngulje, por ekzod i përmasave trishtuese!

Nga 41 kompani të huaja në “Zonat e lira industriale” të Maqedonisë 39 janë në pjesën etnike maqedonase (në Maqedoninë Lindore), kurse vetë dy kompani në pjesën perëndimore, ku përsëri të punësuar dominojnë ata të etnisë maqedonase! Mbeten lavdatat për strukturën e qeverisë që në esencë paraqesin vetë knaqësi personale dhe partiake të një grupi të vogël të tjetërsuar nga populli. Ajo është vetëm një matematikë e rastit. Mbetja e tyre aq gjat në pushtet ka ndodhur falë kapjes së fuqishme të pushtetit dhe partizimit të skajshëm.

Nëse nuk ndërmerret diçka atje, për disa dekada të ardhshme shqiptarët në Maqedoni do mbeten vetëm një grup margjinal etnik. Andaj, Kurti besoj se di se çka duhet të bëjë, por së pari duhet të dërgoj ekspektë të fushave të ndryshme që ta konstatojnë realitetin në teren. Ai popull që ka mbetur atje ka nevojë që t’i këthehet shpresa e vrarë. Kurti e ka atë mundësi dhe shumkush pret që ai ta shfytëzoj rastin. Poashtu, ne duhet t’i njoftojmë partnerët tanë strategjik (në rend të parë SHBA-të), se si partner i tyre natyror do humbim peshën në rajon pa zhvillim ekonomik. Sepse shpërngulja e rinisë në përmasa të mëdha dukshëm dobëson faktorin shqiptar në Ballkan,por edhe mbështetjen natyrore ndaj tyre.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat