Spitali “Sheikh Zayed”, në Vushtrri njofton opinionin se sa i përket deklarimit publik të kryesindikalistit të sektorit privat, se punëtorët e sigurimit në Spitalin e Vushtrrisë, janë të angazhuar për bartjen e kufomave.
Sipas këtij njoftimi, thuhet se ky deklarim nuk pasqyron të vërtetën e shkresës zyrtare dhe vullnetin e menaxhmentit për arsyet si në vijim;
Punëtorët e Sigurimit janë të obliguar të përkujdesen për sigurinë e objektit dhe mirëvajtjen e punës, ku përfshihet ruajtja e rendit dhe sigurisë.
Për këtë arsye punëtorët e sigurimit në pajtim me përgjegjësitë e tyre, obligohen të sigurojnë mirëvajtjen e bartjes së kufomave, e cila kryhet nga punonjësit e Spitalit, duke respektuar rekomandimet e IKSHP-së. Por, assesi kjo nuk nënkupton bartjen dhe prekjen fizike të kufomave.
E gjithë kjo për shkak të përvojave jo gjithmonë korrekte dhe presionit për mos respektimin e kushteve të përcaktuara nga IKSHP sa i përket procesit të varrimit të prekurve me COVID-19.