Mimi Kodheli është emëruar zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Për këtë e përgëzuar kryetari i Dreansit, Ramiz Lladrovci duke thënë se, prania e saj në NATO, do të jetë dhuratë për kombin tonë, orientimin tonë, për vlerat euro-atlantike.
Postimi në Facebook:
Përgëzime mikja ime, Mimi Kodheli!
Po, të kam cilësuar Teutë e Shotë, sepse je vlerë e kombit!
Prania Juaj në NATO, do të jetë dhuratë për kombin tonë, orientimin tonë, për vlerat euro-atlantike.
Na përfaqëson denjësisht, në aleancën më të fuqishme që njeh bota.
Je në rrugën ashtu siç e vendosi para shumë shekujsh, heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, e deri te Komandanti legjendar, Adem Jashari.
Suksese në përgjegjësitë Tuaja.
Krenar me Juve, mikja ime, Mimi Kodheli!