Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj është shëruar nga koronavirusi, i cili për shumë kohë gjendjen shëndetësore e pati të rëndë dhe qëndroi i shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK.
Ndonëse, Begaj ndodhet akoma i shtrirë në Infektivë, ai ka rezultuar negative në testin e fundit për koronavirus.
“Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ndonëse është duke trajtuar ende në Klinikën Infektive në QKUK, në testin e fundit për covid-19, ka rezultuar negativ. Kjo është konfirmuar nga familjarët e kryetarit, të cilët janë informuar për rezultatin e testit të fundit”, thuhet në njoftimin e komunës.
“Gjendja shëndetësore e kryetarit Begaj, ditëve të fundit është më e mirë dhe dita ditës është duke u përmirësuar”, përfundon njoftimi i tyre.
Kujtojmë se Begaj e pati gjendjen e rëndë shëndetësore si pasojë e infektimit me koronavirus, me ç’rast u detyrua të shtrihej për ditë të tëra në Infektivë.