Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, priti në takim përfaqësuesit e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas.
Më ç'rast u nënshkrua Marrëveshja e Mirëkuptimit mes palëve.
Qëllimi i kësaj Zyre është që: Të rritet qasja në drejtësi për qytetarët, të përmirësohen kapacitetet e zyrtarëve të Ndihmës Juridike Falas, si dhe përkushtimi i palëve për mbështetjen e zyrtarëve të ndihmës juridike të ANJF-së.
Tash e tutje edhe në Komunën e Malishevës është aktive kjo zyre dhe në shërbim të qytetarëve.