Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar ditëlindjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, urimit të tij ia ka bashkangjitur edhe një foto me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Postimi i plotë:
Krenar me Ushtrinë e Kosovës!
Urime ditëlindja e Ushtrisë, oficerë, ushtarë, familje të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë, invalidë e veteranë të UÇK-së, qytetarë të Kosovës. Gëzuar!