Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Podujevës, Naim Fetahu thotë se me datë 29 nëntor në këtë komunë do të marrë fund pushteti i LDK-së. Sipas tij kjo parti për vjet me radhë ka keqpërdorur paranë publike duke qeverisur keq.
Fetahu i cili garon kundrejt Nexhmi Rudarit të LDK-së dhe Shpejtim Bulliqit të VV-së ka akuzuar ata për uzurpim të pronave publike.
“Unë mendoj që LDK-ja ka qenë në dijeni të kësaj situate prej vitit 2006 kur kam qenë kryetar i grupit të këshilltarëve në Asamblenë Komunale por edhe për shumë prona të tjera të uzurpuara”, thotë Fetahu.
“Qytetarët e Komunës së Podujevës janë të lodhur me këto uzurpime. Komuna edhe sot e kësaj dite nuk e di sa ka uzurpatorë”, shtoi ai në Kanal10.
“Për 20 vjet rresht i keni lejuar pronat e uzurpuara”, tha Fetahu.