Ka ndërruar jetë doktori i mirënjohur nga Malisheva, Ramë Morina.
Lajmin e ka bërë të ditur, asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Malishevë, Arlind Morina.
Ja shkrimi i tij:
Çfarë lajmi i trishtuar në këtë mëngjes të 28 Nëntori!
Na le edhe ti Doktor Rama, ishe një prind i dytë për mua, gjithmonë do të kujtojmë me mall e krenari, ishe një humanist i pa shoq.
Ngushëllime familjes, shoqërisë e gjithë farefisit!