Sot te mbarë populli shqiptarë po kremtohet festa e 28 nëntorit, Dita e Flamurit.
Deputetja e PDK, Floretë Zejnullahu, për këtë festë ka nderuar duke u përkulur te heronjët e lirisë, duke thënë se, sakrifikuan gjithçka në altarin e lirisë dhe pavarësisë kombëtare.
Postimi në Facebook:
Sot, në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Festës së Flamurit dua t’iu uroj të gjithë familjet e dëshmorëve, martirëve dhe veçmas veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarët e bashkëkombasit tonë.
Me nderim dhe respekt përkulemi para veprës dhe sakrificës të gjithë bijve dhe bijave të kombit tonë që sakrifikuan gjithçka në altarin e lirisë dhe pavarësisë kombëtare. Mësoni fëmijët të dinë dhe të vlerësojnë rrënjët e veta, të duan Shqipërinë e Kosovën, Luginën e Çamërinë.
Lavdi UÇK-së e fitore për djemtë e saj më të mirë në betejën e tyre të radhës, por jo të fundit. Sepse amanet na e lanë të parët NJË TOKË, NJË ËNDËRR, NJË FLAMUR! ??