Në Komunën e Podujevës nga ora 07.00 deri në orën 19.00 pritet të hapen 45 Qendra të Votimit me 115 vendvotime, e ku pritet të votojnë 87 mijë e 381 votues.
Komisioni Qendror i zgjedhjeve, tregojnë se kanë bërë përgatitjet e duhura për mbarvajtjen e procesit zgjedhor për zgjedhjet e jashtzakonshme të cilat për herë të parë mbahen në kohë pandemie.
Qytetarët e Llapit për zgjedhjet për kryetar komune kanë tre kandidatë të cilin mund të zgjedhin njërin.
PDK-ja ka kandidatë Naim Fetahun me numër 10.
LDK-ja Nexhmi Rudarin me numër 11.
LV-ja Shpejtim Bulliqin me numër 12.