Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka dhënë një njoftim se nëndegës së PDK-së në Arllat, i janë bashkuar 70 anëtarë.
Ndërsa asamblisti i Nismës, Burim Bujupi, i bashkohet grupit parlamentar të PDK-së, në asamble, gjë të cilën, Lladrovci në rrjetin social e ka komentuar me “PDK po rritet”.
Postimi i plotë i Lladrovcit:
PDK po rritet!
Sonte, Nëndega e PDK-së në Arllat, është më e madhe për 70 anëtarë (familje), ndërsa grupi parlamentar i PDK-së, më i fortë për një asamblist.
Ne nuk do të ndalemi, do të punojmë edhe më shumë, edhe më mirë, sepse zotimi ynë para më meritorëve tanë është përkushtimi për mirëqenien e qytetarëve, sundimi i ligjit, transparenca dhe llogaridhënia.
Këto vlera ishin edhe motivi që nëndegës tonë në Arllat iu bashkuan anëtarët e Nismës së bashku me asamblistin komunal të kësaj partie, z. Burim Bujupi.
Mirënjohës dhe falënderues për z. Bujupi dhe anëtarët e rinj të PDK-së të Nëndegës Arllat!
Bashkë jemi edhe më të fortë!