Zgjedhjet në Podujevë, voton edhe 71 vjeçarja në Llapashticë

Kosova

Zgjedhjet në Podujevë, voton edhe 71 vjeçarja në Llapashticë

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 09:06
Podujevë

Sot në komunën e Podujevës janë duke u mbajtur zgjedhjet komunale për kryetar.

Procesi i votimit është duke shkuar në rregull në të gjitha pikat e vendvotimit.

Një nga pikat më të mëdha është edhe ajo në Llapashticë, tek Shkolla Fillore “Dituria”.

Atje mund të votojnë 1270 votues. Media që është në vendin e ngjarjes, ka qenë prezent në momentin kur një 71 vjeçare e ka kryer obligimin qytetar dhe ka votuar.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka njoftuar se janë hapur të gjitha qendrat e votimit në Komunën e Podujevës dhe atë të Mitrovicës Veriore.

“Sipas raportimeve të komisioneve të zgjedhjeve në këto dy komuna, njoftojmë se janë hapur me kohë të gjitha qendrat e votimit. Në komunën e Podujevës të drejtë votë kanë mbi 87 mijë qytetarë ndërsa në Mitrovicën Veriore mbi 23 mijë”, ka thënë Elezi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat