Ka ndërruar jetë nga COVID-19, komandanti i zjarrfikësve në Dragash, Fahri Piraj.
Lajmin e ka konfirmuar Qendra Operative Emergjente e MSH.
Piraj ishte i shtrirë në Spitalin e Prizrenit ku po trajtohej pas infektimit me Coronavirus.
Ceremonia e varrimit është në orën 15:30 në varrezat e fshatit Pllavë të Dragashit.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.