Sot rreth orës 14:30 në rrugën “Skënderbeu”, në Podujevë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, bëjnë të ditur burime.
Ende nuk ka informacione se në çfarë rrethana janë dëgjuar të shtënat, apo a ka të lënduar.
Deri më tani rasti nuk është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Kujtojmë që sot në komunën e Podujevës janë duke u mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale.