Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga bashkëpuntorët e tij dhe përfaqësuesi i fshatit Goshicë kanë vizituar sot punimet e zhvilluar në rivitalizimin e shkollës së fshatit Goshicë.
Punimet e saj janë realizuar në kuadër të projektit për efiçencë të energjisë.
Gjithashtu ata kanë parë nga punimet që janë bërë në vendosjen e rrethojave të fushës sportive në këtë lokalitet dhe në rregullimin e rrugës fushore që lidhë fshatit Goshicë me Sadovinën.
Me këtë rast kryetari Haliti theksoj se ata po punojnë në të gjitha lokalitet e kësaj komune dhe atë në fushat e ndryshme për të mirën e banorëve të kësaj komune.