Shpejtim Bulliqi nga VV tashmë është kryetar i Podujevës.
Ai theu bastioni e LDK-së atje.
Anëtari i VV-së, Sabri Kiçmari, ka thënë se kjo fitore është rrjedhim logjik i reagimit të qytetarëve kundër mënyrës se si Lëvizjes Vetëvendosje ju uzurpua pushteti në nivel qendror.
“Fitorja e LVV në Llap është rrjedhim logjik i reagimit të qytetarëve kundër mënyrës se si LËVIZJES VETËVENDOSJE ju uzurpua pushteti në nivel qendror, jo përmes zgjedhjeve, por përmes makinacioneve politike e jurdike. Angazhimi ditor i Albin Kurtit në Llap ishte sinjal sigurie për qytetarët llapjanë”, ka shkruar Kiçmari në Facebook.