Gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar 594 persona të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID.Shqiptar
Në Kosovë edhe më tutje vazhdojnë të mos e respektojnë Ligjin për luftimin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në tërë vendin janë ndëshkuar 594 persona të cilët nuk e kanë respektuar këtë ligj.
Theksojmë se Ligji për parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit në Kosovë ka hyrë në fuqi në muajin gusht.