Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot në territorin e Komunës së Malishevës, dhjetë persona të cilët kanë qenë të prekur me covid-19, janë shëruar, ndërsa janë regjistruar edhe katër raste të reja.
Rastet e regjistruar sot, vijnë nga këto vendbanime: 3 raste në Kijevë dhe 1 rast në Balincë, kurse numri i rasteve aktive është 89 raste.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 440 persona, prej tyre 323 janë shëruar, 28 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 86 persona.
Në emër të shtabit emergjent komunal, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ju ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të zbatojnë rekomandimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore. “Zbatoni rekomandimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, për mbajtje të maskës, apo mbuloni gojën dhe hundën me maskë mbrojtëse, e sidomos mbani distancës sociale dhe shmangni vendet ku ka grumbullime të njerëzve, pasi vetëm përmes zbatimit të këtyre masave ne mund ta luftojmë virusin”, ka thënë Berisha.