Sindikata e Infermierëve të Kosovës takohet me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj. (MSH, ora 08:30, konferenca pas takimit ora 09:15)
Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë mban takimin e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 09:00)
Gjykata Kushtetuese mban seancë dëgjimore lidhur me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për votën e Etem Arifit. (http://gjk-ks.org/live-streaming/, ora 10:00)
Komisioni për Buxhet dhe Transfere voton në parim Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2021 dhe raportin me rekomandime për Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike - Covid-19. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale e Arsimit, Xhemile Thaçi- Vezgishi, marrin pjesë në përurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e aneksit të objektit shkollor “Naim Frashëri” në fshatin Vlashnje. (Ora 10:00)
Lëvizja FOL organizon diskutimin online, ku do të publikohet raporti “Dështimet e Kuvendit në Funksionalizimin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi”. (Platforma ZOOM, https://zoom.us/j/6415275642?pwd=a2tOWDRCaVFubWs2SHdnNk5HS0FGZz09&fbclid=IwAR0eilUlpIeYnBRv2GTA5JeQCCR6GkGNC_1agV2sU2JOL830YZ2ZFmgLlC8#success, ora 10:00 - 11:00)
Me rastin e 76-vjetorit të lindjes së ish-presidentit Ibrahim Rugovës, kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i tij. (Ora 10:30)
Baleti Kombëtar i Kosovës mban konferencë për media me rastin e Premierës së shfaqjes "Sisters" me koreografi nga Mehmet Balkan. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 13:00)
Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 13:30)
Gezime Pllana – drejtoreshë e Barnatores Qendrore në SHSKUK-së dëshmon në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e COVID-19 nga Qeveria e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 14:00)
Me rastin e fushatës "16 ditë aktivizëm për dhunën ndaj gruas", Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me UNDP-në do të bëjë ndriçimin e Shtëpisë së Bardhë. (Ora 16:00).