Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të ruhen nga rreziqet në internet.
Në një postim në faqen zyrtare të kësaj ministrie në “Facebook” është apeluar që qytetarët të mos pranojnë ftesa nga njerëz të panjohur në internet.
Poashtu është apeluar që fjalëkalimet të mos ndahen me askënd dhe që të mos ndahen të dhëna personale.
Mbrohu nga rreziqet në internet:
Mos prano ftesa nga njerëz të panjohur
Mos e ndaj fjalëkalimin me të tjerët
Mos ndaj të dhëna personale.
#KujdesNeInternet
UNDP Kosovo Norwegian Embassy in Prishtina Ministria e Punëve të Brendshme Kosovo Police KOS-CERT : Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike