Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, në Ditën Ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar, ka theksuar se kjo ditë duhet të sherbejë si ditë e reflektimit se sa kjo kategori e shoqërisë përkrahet nga shoqëria jonë.
Po ashtu, ai ka shprehur se gjithë puna dhe përkushtimi është e orientuar pikërisht në ofrimin e kushteve sa më të përshatshme për këtë kategori, “Nën qeverisjen time, me vullnetin me të madh, me punë dhe përkushtim jam i angazhuar në ofrimin e kushteve sa më të përshatshme për kategori, si në fushën e shëndetësisë ashtu dhe në fushën e arsimit,kulturës e mjedisit, duke dëshmuar se institucioni komunal është shtëpi për të gjithë“.
Gjatë ditës së sotme, Kryetari Gashi, ka nxjerrë një vendimi përmes të cilit të gjithë aplikuesit e kësaj kategorie janë përfitues për kompenzimin e shpenzimeve të udhëtimit për në shkollë dhe anasjelltas,
Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:
“3 dhjetori, shënon Ditën Ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar, kjo ditë duhet të sherbejë si ditë reflektimi se sa kjo kategori e shoqërisë përkrahet nga shoqëria jonë.
Nën qeverisjen time, me vullnetin me të madh, me punë dhe përkushtim jam i angazhuar në ofrimin e kushteve sa më të përshatshme për kategori, si në fushën e shëndetësisë ashtu dhe në fushën e arsimit,kulturës e mjedisit, duke dëshmuar se institucioni komunal është shtëpi për të gjithë, si rrjedhojë e kësaj kemi bërë kompenzimin e shpenzimeve të udhëtimit për nxënësit me nevoja të veçanta, për në shkollë dhe anasjelltas, gjithsej në këtë vit janë përfitues 19 nxënës, shuma e përgjithshme është rreth 8 mijë euro, kemi ofruar paisje të nevojshme për të lehtësuar gjendjen e tyre shëndetësore, po krijojmë hapësira të përshatshme për të kaluar kohën e lirë.
Të gjithë në këtë botë erdhëm duke qajtë , andaj të gjithë meritojmë të qeshim njësoj!
Të gjithë pa dallim por të bashkuar e bëjmë këtë botë vend më të mirë!