Punëtorët teknik dhe të sigurimit nëpër spitale paralajmërojnë protestë dhe greva, nuk iu ndanë para si të tjerëve.
Rrobat u janë zbardhur nga dezinfektimi që bën në Klinikën Infektive.
E të gjithë punëtorët që kujdesen për higjienën brenda këtij reparti janë tejet të pakënaqur me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë që të mos përfitojnë nga shtesat materiale.
Gjyle Veliu e cila punon si punëtore teknike brenda Klinikës, thotë se puna e tyre që nga fillimi i pandemisë është e papërshkrueshme.
Sipas Veliut punëtorëve iu është bërë një diskriminim i madh me mos ndarjen e parave nga Qeveria ashtu siç iu ndanë punëtorëve të tjerë.
Madje një punëtor tjetër teknik që punon në Klinikën Infektive thotë se ka biseduar vetë me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj për këtë çështje.
Ndërkohë gjatë ditës së enjte Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat te Kosovës në një konferencë për media thanë se nga dita e hënë do të fillojë greva për të gjithë punëtorët teknik dhe të sigurimit nëpër spitale.
Ndërkohë mbi 30% të punëtorëve teknik në spitale janë prekur nga virusi Covid-19 deri më tani.