Nga fshati Krushë e Madhe erdhi tek Pallati i Drejtësisë në Prishtinë.
E arsyeja se pse Sejfullah Sejfullahu mori këtë rrugë të enjten është e qartë.
Bëhët fjalë për uljen e dënimit për serbin Darko Tasci, nga 22 vjet burgim sa e kishte dënuar Gjykata Themelore në 11 vjet që tani e ka dënuar Gjykata e Apelit.
Sejfullahu që ka të vrarë anëtarë të familjes së ngushtë, shprehet se si ndihet tash e dy dekada.
E të njëjtën gjë si ky po e kërkonin edhe dhjetëra protestues të tjerë.
“Duam Drejtësi”, “Dënim për kriminelin” e “Krusha nuk fal gjak” janë vetëm disa nga pankartat që Krushianët po i mbanin në duar.
Shehu që i ka të vrarë 39 anëtarë të familjes përfshirë edhe babain, mendon se një subjekt politik ka gisht në kët cështje.
Këtyre u doli në mbështetje edhe deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj, që vije nga i njëjti vend.
E pas disa minutave kryetari i fshatit Krushë e Madhe, Selami Hoti, paralajmëroi se po futën brenda që të bisedojnë me të parin e kësaj gjykate.
Megjithatë përfaqësuesja e fshatit Krushë e Vogël, Shpresa Shehu pati një kërkesë tjetër.
E kjo kërkesë edhe u realizua.
Para protestuesve doli vetë kryetari i Apelit, Hasan Shala, i cili i ftoi banorët për sqarim në zyrën e tij.
Ai u ndërpre disa here nga protestuesit, teksa në një moment situata u tensionua pas kësaj deklarate të Shalës.
Kjo shkaktoi pakënaqësi tek një banor, i cili kërcënoi hapur gjykatën.
Por, më pas i njëjti tërhoqi fjalët e tij.
Përfundimisht banorët nuk shkuan në zyrën e kryetarit të Apelit dhe kështu përfundoi edhe protesta e së enjtës, derisa u paralajmëruan edhe të tjera ditëve në vijim.