Sot në territorin e Komunës së Malishevës, gjashtë persona të prekur me covid-19 janë shëruar, ndërsa janë regjistruar 6 raste të reja.
Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe në komunikimin me rastet në terren.
Gjendja me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:
Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 467 persona, prej tyre 353 janë shëruar, 28 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 86 persona.