Vazhdon të mosrespektohet Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.
Banorët e Kosovës edhe më tutje vazhdojnë të mos e respektojnë Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm në 24 orët e fundit janë shqiptuar 747 gjoba për mosrepsketim të këtij ligji.
Theksojmë se Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, kishte hyrë në fuqi në muajin gusht të këtij viti.