​Ramosaj: Nuk po respektohen normat e ndërtimit të hidrocentraleve

Kosova

​Ramosaj: Nuk po respektohen normat e ndërtimit të hidrocentraleve

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 14:20
Bashkim Ramosaj

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka adresuar një varg kritikash për lëshimin e lejeve për operim me hidrocentrale për kompaninë "Kelkos Energy".

Ai gjatë raportimit të sotëm në Komisionin hetimor për procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve, tha se nuk po respektohen normat e ndërtimit të hidrocentraleve.

Drejtori i Autoritetit të rajonit të pellgjeve lumore në Ministrinë e Ekonomisë, Gani Berisha ka arsyetuar lëshimin e lejeve për operim me hidrocentrale për kompaninë "Kelkos Energy".

Ai gjatë raportimit të sotëm në Komisionin hetimor për procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve tha se palët kanë aplikuar në vitin 2012 për marrjen e lejen ujore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat