Sot zyrtarisht ka marrë detyrën e kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
I pari i Podujevës në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, ka bërë të ditur se sot ka vizituar varrin e babait të tij.
Ai është zotuar se me përgjegjësinë më të lartë do ta kryejë detyrën.
Postimi i tij:
Sot në ditën e parë si Kryetar Komune, e fillova diten duke vizituar varrin e babait Nazmiut, ai i cili ishte pranë meje në çdo sfidë, në të mirë e në të keq.
Pranë varrit të tij, u zotova se me përgjegjësinë më të lartë do ta kryej detyrën time të re.
Unë jam krenar me të, shpresoj që edhe ai sot do të ishte me mua.