Moti pritet të jetë i ndryshueshëm gjatë ditës së sotme.
Kështu bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, nga ku thuhet se do të ketë reshje shiu vende-vende, ndërsa në viset malore reshje bore.
Temperaturat në nivel vendi parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s, ndërsa në rrafshin e Dukagjinit, kryesisht në veriperëndim, shpejtësia maksimale parashihet të arrijë deri në 15 m/s.