Mungesa e ujit në disa zona të Rrafshit të Dukagjinit, sqarohet “Hidrodrini”

Kosova

Mungesa e ujit në disa zona të Rrafshit të Dukagjinit, sqarohet “Hidrodrini”

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Ka disa ditë që në disa zona të Rrafshit të Dukagjinit, qytetarët nuk janë furnizuar me ujë të pijshëm.

Dhe për këtë Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini”-Pejë, ka dhënë një sqarim për të gjithë konsumatorët.

Siç është bërë e ditur mungesa e ujit lidhet me ndërprerjen e energjisë elektrike nga ana e KEDS-it.

“Kjo ndodhë për shkaqe të njohura, meqë, pjesë të sistemit tonë të shpërndarjes së ujit, furnizohen me sistem të pompave të cilat funksionojnë me energji elektrike!”, bëhet e ditur në komunikatën e lëshuar nga KRU “Hidrodrini”-Pejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat