Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj–Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin dhe institucionet e Republikës së Bashkuar të Tanzanisë, me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Në 59 vjetorin e pavarësisë së Tanzanisë, Haradinaj-Stublla ka shprehur urimet e përzemërta për popullin e këtij shteti mik.
Ky vend e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës më 29 maj të vitit 2013, derisa marrëdhëniet diplomatike midis të dy vendeve janë vendosur më 2 prill të vitit 2014.
Shefja e diplomacisë së Kosovës, me këtë rast ka shprehur gatishmërinë e saj për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bashkuar të Tanzanisë, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.