Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka ndarë sot 3 çmimet e foto-garës “FajiKorrupsionit”, me ç’rast nga fituesit apeluan për sa më pak korrupsion në vend.
Valdrin Fetahu është fituesi i çmimit të parë i foto-garës ‘FajiKorrupsionit’, të organizuar nga KDI, aktivitet ky i organizuar për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.
Çmimi i dytë iu nda Fatlinda Dakut ndërsa i treti Korab Bashës.
Menaxheri i programit të KDI-së, Arben Kelmendi tha se ceremonia e ndarjes së shpërblimeve për foton më të mirë si një aktivitet tradicional ofron një formë tjetër të vetëdijesimit të qytetarëve rreth së keqes shoqërore.