Kryetari Bulliqi mbajti takim me udhëheqës të sektorëve dhe menaxherë të projekteve

Kosova

Kryetari Bulliqi mbajti takim me udhëheqës të sektorëve dhe menaxherë të projekteve

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 15:19
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka mbajtur takim me udhëheqës të sektorëve në administratën komunale dhe me menaxherë të projekteve.

Gjatë takimit të sotëm me udhëheqës të sektorëve dhe menaxherët e projekteve, kryetari Bulliqi është informuar lidhur me dinamikën dhe respektimin e afateve të realizimit të projekteve.

Kryetari Bulliqi ka kërkuar që të respektohen me përpikëri procedurat dhe dinamika e kryerjes së punimeve dhe realizimit të pagesave.

Duke pasur parasysh faktin se kanë mbetur edhe pak ditë deri në përmbylljen e afatit të realizimit të pagesave për këtë vit buxhetor, kryetari Bulliqi kërkoi që të tregohet azhuritet në kryerjen e pagesave për projektet e realizuara dhe shërbimet e tjera të kryera. Në të njëjtën kohë Kryetari ka kërkuar të ketë mbikëqyrje të vazhdueshme të projekteve që janë në realizim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat