Ditëve të fundit, dukshëm është rritur numri i të infektuarve me Covid19, në vendin tonë.
Është komuna e Dragashit, ajo e cila së fundi ka marrë vendim për të ndihmuar financiarisht, personat që kanë dalë pozitiv me Covid19, si dhe familjarët e ngushtë të personave të vdekur.
Sipas njoftimit, shuma e përgjithshme është 120 mijë e 860 euro.
“Për personat e shpallur me SARS Cov2 nga IKSHPK shuma e subvencionimit do të ndahet proporcionalisht në bazë të aplikacioneve dhe buxhetit.
Për familjarët e ngushtë të personave të vdekur me SARS CoV2, shuma e subvencionimit do të jetë 950 euro”, thuhet në njoftim.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/09/auto_auto_n16075247261607525221.jpg)