Qëndron Kastrati ka bërë me dije, se nga sot është hapur aplikimi për subvencionimin e qytetarëve të prekur nga virusi COVID-19.
Sipas tij, secili qytetar i prekur nga COVID-19 do të marrë 50 euro.
Postimi në Facebook:
50 euro, për secilin qytetar të prekur nga COVID-19
Prej sot është hapur aplikimi për subvencionimin e qytetarëve të prekur nga virusi SARS-CoV-2.
Aplikimi do të bëhet në format online, në aplikacionin si vijon: https://bit.ly/3mRT33g, apo e-mail adresën zyrtare të komunës: [email protected];
Sqarim: Të gjitha kërkesat për subvencionim në vlerë 50€, të cilat parashtrohen përmes e-mailit: [email protected], dhe aplikacionit online, do të shqyrtohen vetëm përmes listës zyrtare të IKSHP-së (Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik).
Dokumentet do të pranohen në emailin zyrtar deri më datën 15.12.2020.